Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, nuk do të largohet nga Sivasspori. Ai ka vendosur të mbetet pjesë e klubit turk deri në fund të edicionit aktual. Kështu ka raportuar gazeta turke “Sok” të martën.
“Manaj ka njoftuar drejtuesit e klubit se është i lumtur në Turqi dhe Sivasspor dhe ka vendosur të mos transferohet në një klub tjetër të paktën këtë sezon”, shkruan gazeta turke.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteresimi për Manajn ishte i madh pas paraqitjeve të mira me fanellën e Sivassporit. Për Sivassporin ka shënuar 22 gola në 39 ndeshje.
Manaj 27-vjeçar iu bashkua Sivassorit në gusht të vitit të kaluar. Ai ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2026.