Futboll

Mali ndalet në fund, e fillon me barazim Kupën e Afrikës

MALI

Patson Daka ka realizuar gol në minutën e 92-të për t’ia mohuar fitoren Përfaqësueses së Malit.

Mali barazoi 1:1 me Zambian të hënën mbrëma në ndeshjen hapëse të Kupës së Afrikës. Ndeshja i takoi Grupit A.

Lassine Sinayoko e kaloi në epërsi Malin në minutën e 61-të. Por ishte goli i Dakas që ia siguroi një pikë Zambias në fund.

Te Mali në minutën e 42-të penallti humbi sulmuesi i Beshiktashit, El Bilal Toure.

Në Grupin A së bashku me Malin dhe Zambian janë edhe Maroku dhe Përfaqësuesja e Komoreve.

Maroku të dielën e nisi me fitore Kupën e Afrikës. E mposhti 2:0 Përfaqësuesen e  Komoreve.