Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Demi Lovato tregon sekretin e marrëdhënies së fortë me bashkëshortin

Demi Lovato dhe Jordan “Jutes” Lutes

Demi LovatoJordan “Jutes” Lutes

Këngëtarja, Demi Lovato, ka treguar se martesa me muzikantin, Jordan “Jutes” Lutes, vetëm sa e ka forcuar edhe më shumë lidhjen e tyre.

Këngëtarja 33-vjeçare u martua në muajin maj të vitit 2025 dhe ka thënë se dashuria mes tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vërtet mendoja në ditën e dasmës që kisha arritur maksimumin e dashurisë që mund të ndjesh për një person. Por me kalimin e kohës krijon një lidhje aq intime dhe të plotë, sa bie gjithnjë e më shumë në dashuri”, ka thënë ajo në një intervistë për E! News.

Sipas saj, sekreti i kësaj marrëdhënieje të fortë është shumë i thjeshtë: të kalojnë kohë të bukur bashkë.

“Qeshim, argëtohemi shumë. Rrimë zgjuar deri vonë duke qeshur derisa na dalin lotët. Ndihet si një ‘sleepover’ i madh me mikun tënd më të mirë, i cili edhe shumë, shumë të tërheqë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, çifti nuk do ta kalojë bashkë përvjetorin e parë të martesës në muajin maj, pasi Lovato do të jetë e angazhuar me turneun e saj “It’s Not That Deep”.

Ajo ka theksuar se është shumë e rëndësishme të ndihet mirë dhe e freskët gjatë performancave.

“Kur ndihesh mirë me veten, jep maksimumin, qoftë në studio apo para mijëra njerëzve në skenë. Janë ato momentet e përgatitjes para se të dalësh që bëjnë gjithë ndryshimin”, ka thënë ajo.

Në një rrëfim tjetër, Lovato ka treguar se ka qenë shumë e kujdesshme me menynë e dasmës, duke pasur parasysh të kaluarën e saj me çrregullimet në të ushqyer.

“Ishim shumë specifikë për menynë. Kuzhinieri erdhi në shtëpinë time dhe përgatiti rreth 18 ushqime të ndryshme për provë. Ishte pak e lodhshme, por ia dola me mbështetjen e bashkëshortit tim”, ka thënë ajo në një ngjarje në New York.

Në fund, ajo ka treguar se kanë zgjedhë disa pjata dhe donin që në dasmë të kishin ushqimet që i donin vërtetë.