Një grua po hetohet për veprën penale “prezantim i rremë”, pas një rasti të evidentuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 mars rreth orës 15:30, derisa e dyshuara ishte në proces të udhëtimit nga Prishtina për në Dyseldorf.
Gjatë kontrollit dhe prezantimit të dokumenteve, ajo dyshohet se ka paraqitur një pasaportë diplomatike, një letërnjoftim dhe një distinktiv, të cilat autoritetet i kanë sekuestruar si prova materiale.
Me vendim të prokurorit, këtë të martë është iniciuar rasti ndaj saj për procedim të mëtejshëm.
Pas përfundimit të procedurave fillestare, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohet një shtetas i Turqisë pasi tentoi të udhëtonte nga aeroporti me pasaportë false
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Një burrë e një grua të arrestuar në Prizren nën dyshimin për falsifikim dokumentesh