Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina ka luajtur rreth 30 minuta me një lojtarë më shumë në fushë ndaj Malishevës. Nga minuta e 63-të Malisheva mbeti me një lojtarë më pak në fushë. Por epërsinë numerine në fushë, Llapi nuk e shfrytëzoi. Llapjanët fituan vetëm një pikë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshja e xhiros së 17-të ndërmjet Llapit dhe Malishevës e zhvilluar të dielën përfundoi baras 0:0.
Fitoren e fundit në Superligë, llapjanët e arritën më 23 nëntor ndaj Ballkanit në Suharekë. Por më pas i humbën dy ndeshje rresht.
Për Llapin është barazimi i gjashtë në 17 ndeshje. Ka po ashtu gjashtë disfata dhe pesë humbje. Zë vendin e shtatë me 21 pikë, kurse Malisheva, që kishte seri prej tri fitoreve rresht, të dielën regjistroi barazimin e dytë. Nga 17 ndeshje ka tetë fitore e shtatë humbje.
Malisheva është në vendin e katërt me 26 pikë.
Llapi po barazon me Malishevën
Ndeshja mes Llapit dhe Malishevës, që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është mbyllur pa gola pas pjesës së parë.
Edhe ky ballafaqim i takon xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.