Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi e vlerëson Kilicin futbollist me potencial

Yalin Kilic

Skuadra e Llapit të shtunën e ka zyrtarizuar mbrojtësin që ka nënshtetësi turke dhe daneze, Yalin Kilic.

18-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e Llapit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë Yalin Kilicin si prurjen më të re në mbrojtje të ekipit tonë. Yalin vjen tek ne si një futbollist me potencial për të ardhmen e klubit. Me potencial të madh dhe aftësi të dukshme, ai ka bindur shtabin teknik që të jetë pjesë e klubit për sezonin 2024/25. Ne e presim që shpejt të shohim ndikimin tënd pozitiv në fushën e lojës dhe kontributin tënd të vlefshëm për të ardhmen e Llapit”, ka shkruar Llapi në rrjetet sociale. 

Kilic së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Danimarka, Naestved Boldklub U19.