Pentagoni po kërkon 200 miliardë dollarë fonde shtesë për luftën në Iran, ka bërë të ditur për AP-në një zyrtar i lartë i administratës.
Departamenti ia dërgoi kërkesën Shtëpisë së Bardhë, sipas zyrtarit, i cili ka folur në kushte anonimiteti.
Kërkesa është një shifër jashtëzakonisht e lartë dhe vjen përveç financimit shtesë që Departamenti i Mbrojtjes mori vitin e kaluar në projektligjin e madh të uljes së taksave të presidentit, Donald Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKongresi po përgatitet për një kërkesë të re për shpenzime, por nuk është e qartë nëse Shtëpia e Bardhë e ka transmetuar kërkesën për shqyrtim. Nuk është e qartë nëse kërkesa për shpenzime do të ketë mbështetje.
Kërkesa e re për financim u raportua për herë të parë nga The Washington Post. I pyetur për shifrën në një konferencë për shtyp të enjten, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt shifrën, duke thënë se mund të ndryshojë.
"Duhen para për të vrarë të këqijtë", ka thënë Hegseth.
Lufta SHBA-Izrael ka nisur më 28 shkurt dhe nuk ka ndonjë shenjë se ajo mund të përfundojë së shpejti.