Sllovakia do t'u vërë shoferëve të huaj çmime më të larta për naftën, sipas rregullave të reja të shpallura të mërkurën.
Shoferët e veturave të regjistruara në Sllovaki do të paguajnë një çmim të ndryshëm nga të huajt, ndërsa ministria e Financave ende nuk e ka përcaktuar çmimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Do të ketë një lloj mesatareje aritmetike dhe kjo do të zbatohet për qytetarët e vendeve të tjera që synojnë të blejnë naftë brenda territorit tonë", ka thënë kryeministri sllovak, Robert Fico.
Masa do të jetë fillimisht në fuqi për 30 ditë.
Qeveria sllovake ka njoftuar gjithashtu një kufi për sasinë e naftës së blerë në stacionet e benzinës.
Përveç mbushjes së rezervuarëve të tyre, shoferët do të jenë në gjendje të blejnë veçantë edhe vetëm një enë prej 10 litrash.
Irani ka goditur objektet energjetike të fqinjëve të tij të Gjirit Persik që nga fillimi i luftës më 28 shkurt dhe e ka bërë kanalin e transportit detar të Ngushticës së Hormuzit - përmes të cilit udhëton një e pesta e naftës në botë - pothuajse të pakalueshëm.
Çmimi i naftës është rritur edhe me 5% në mbi 108 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare, duke shtrënguar ekonominë globale.