Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli kërkon përmbysjen, ndeshje interesante edhe në Barcelonë

Liverpool

Foto: Associated Press

Liverpooli duhet ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë për të avancuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën prej orës 21:00 në “Anfield”, Liverpooli e pret skuadrën e madhe turke, Galatasaray. Para një jave në Stamboll, Galata fitoi 1:0. Rrjedhimisht kampioni anglez pritet të sulmojë nga fillimi, me synim për të kaluar në epërsi sa më shpejtë të jetë e mundur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Liverpooli nuk është në garë për titull të kampionit në Angli, kështu që shpresat për sukses të madh i ka në Champions.

“Kemi luajtur me Galatasarayn dy herë dhe jemi mposhtur dy herë. Gjëja e mirë është që luajmë për herë të parë në shtëpi dhe kemi përkrahjen e tifozëve tanë”, ka thënë trajneri i Liverpoolit, Arne Slot.
Galatasaray kishte fituar 1:0 ndaj Liverpoolit edhe në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës.
“Historikisht, por edhe këtë edicion, kemi dëshmuar se jemi më të fortë në shtëpi se në udhëtim. E kemi mposhtur Real Madridin dhe Altetico Madridin në shtëpi. Po punojmë shumë që të sigurohemi që detajet të jenë në anën tonë dhe jo në anën e Galatasarayt si herën e kaluar”, ka shtuar Slot.
Prej orës 21:00 janë edhe ndeshjet Bayern – Atalanta dhe Tottenham – Atletico Madrid. Bayerni në fakt mund të fillojë me përgatitje për çerekfinale, pas fitores 6:1 në ndeshjen e parë ndaj Atalantas në Bergamo. 

Në epërsi të madhe është edhe Atletico Madridi që fitoi 5:2 ndaj Tottenhamit në sfidën e parë në kryeqendrën spanjolle.

Ndeshja e parë e së mërkurës është ajo në mes të Barcelonës dhe Newcastle Unitedit. 

Ndeshja në “Camp Nou” fillon në orën 18:45 dhe mund të jetë edhe më interesantja. Ndeshja në Angli kishte përfunduar 1:1. Por Newcastle kishte dominuar, ndërsa golin e barazimit Barça e kishte shënuar në minutën e 96-të. Pas një pakujdesie në mbrojtjen e skuadrës angleze u shkaktua penallti për Barcelonën, ndërsa Lamine Yamal nuk dështoi nga pika e bardhë.

“Newcastle Unitedi është ekip fizik që luan njeri në njeri dhe që është i rrezikshëm në tranzicion. Duhet të luajmë ndeshje të përkryer dhe do të mundohemi të bëjmë këtë”, ka thënë trajneri i Barçës, Hansi Flick.

Ai vlerëson se Barcelona ka ekip për ta fituar Championsin, por se i duhet të përmirësohet për këtë. 
Natyrisht, kalimi i Neecastle Unitedit nuk do të jetë punë e lehtë për Barcelonën.

“Kemi grup me përvojë të lojtarëve që ka luajtur shumë ndeshje të mëdha tashmë. E rëndësishme është që t’i përmbahemi planit të lojës. Detajet do të jenë të rëndësishme. Në dy ndeshje me Barcelonën kemi pasur periudha shumë të mira, por nuk e kemi mposhtur këtë skuadër. Kjo është sfida”, ka thënë trajneri i Newcastle Unitedit, Eddie Howe.f