Një operacion ndërkombëtar policor i zgjeruar në shtatë shtete ka zbuluar rrjete të organizuara personash që drogojnë dhe përdhunojnë partnerët e tyre dhe përdorin grupe online mesazhesh për të ndihmuar dhe inkurajuar sulmet e tyre, thanë autoritetet.
Në shumicën e rasteve viktimat janë gra që u jepen qetësues para se të përdhunohen dhe sulmohen seksualisht, njoftoi Europoli dhe Agjencia Kombëtare britanike kundër Krimit (NCA). Grupet online ofrojnë një strehë për autorët, kryesisht meshkuj, për koordinimin e sulmeve, ndarjen e informacionit si dhe publikimin e videove e fotove nga abuzimi, sipas autoriteteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencitë gjermane dhe britanike, me ndihmën e forcave nga SHBA-ja, Brazili, Kanada, Franca, Hungaria, Holanda dhe Spanja, kanë nisur një operacion të përbashkët për ta ndalur “kërcënimin në rritje”, ka thënë në një deklaratë NCA.
Hetimet erdhën pas rastit të Gisele Pelicot në Franca, bashkëshorti i së cilës u kërkoi dhjetëra të panjohurve ta përdhunonin atë ndërsa ajo ishte pa ndjenja – një rast që tronditi botën, raportoi CNN.
Që kur nisi bashkëpunimi policor ndërkufitar në prill i quajtur “Projekti Meduza”, hetuesit evropianë kanë thënë se kanë identifikuar më shumë se 150 të dyshuar dhe viktima.
57 persona janë arrestuar, thanë ata.
Në grupet online, autorët e këtyre veprave ndajnë informacione se cilën drogë ta përdorin, si ta japin atë, si t’i shmangen drejtësisë, dhe kërkojnë e shpërndajnë video e foto.