Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpool – Brighton, ndeshja e rëndësishme e FA Cup

Liverpool

Premier League do të kalojë në plan të dytë këtë fundjavë, pasi që kthehet gara e FA Cup. Do të zhvillohet raundi i katërt.

Njëra prej ndeshjeve më interesante në FA Cup është ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Brightonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky ballafaqim luhet të shtunën nga ora 21:00. Skuadra që fiton kualifikohet në 1/8 e finales.

Liverpooli pikërisht në këtë fazë të Kupës FA u eliminua edicionin e kaluar nga skuadra e kategorisë së tretë të futbollit anglez, Plymouth Argyle.

Asnjë klub nuk është eliminuar nga Kupa FA në raundin e katërt më shumë se Liverpooli, plot 13 herë.

Që nga fillimi i edicionit 2022/23, Brightoni ka fituar më së shumti ndeshje në udhëtim  në Kupën FA. Ka plot shtatë fitore më shumë se çdo skuadër tjetër në garë dhe gjithashtu ka fituar tri ndeshjet e fundit të raundit të katërt.

Pikërisht ishte Brightoni që në vitin 2023 e eliminoi Liverpoolin po në raundin e katërt.

Liverpooli ka të fituar tetë trofe të Kupës FA. Për herë të fundit këtë trofe e fitoi në edicionin 2021/22. Ndërsa skuadra e Brightonit nuk e ka fituar asnjëherë Kupën FA.

“Të Kuqtë” këtë edicion në Premier League kanë 42 pikë dhe renditen në pozitën e gjashtë. Kanë mbetur shumë prapa në garën për titull kampioni.

Brightoni ka 31 pikë në vendin e 14-të.

Në program do të jenë edhe ndeshjet e tjera në FA Cup.

Ndeshje interesante vlerësohet edhe ajo ndërmjet Aston Villas dhe Newcastle Unitedit. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:45.