Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Ballkani 2:1 Dukagjini

(Almir Kryeziu 52’, Bleart Tolaj 90+5’ - Albion Pllana 75’)

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llapi 1:0 Ferizaj

(Muhamet Hyseni 43’) 


Prishtina e Re 1:2 Gjilani

(Cheick Doukoure 3’ - Robert Rrahmani 39’, Senad Jaroviq 86’)


Ballkani fiton me gol të minutës së 95-të, mban hapin për kreun e tabelës

9 min. më parë / 4 pri 2026 17:02
Ballkani

Ballkani ka fituar të shtunën me gol të minutës së 95-të dhe e ka mbajtur hapin për titull kampioni.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e mposhti Dukagjinin 2:1 në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës dhe tani i ka 48 pikë. Kaq pikë i ka edhe Drita lidere, me një ndeshje më pak të luajtur.

Dukagjini mbetet në pozitën e gjashtë me 34 pikë, në ndeshjen e parë me trajnerin Arsim Thaqi.

Almir Kryeziu e kaloi Ballkanin në epërsi me gol nga penalltia e minutës së 52-të.

Albion Pllana i Dukagjinit realizoi gol të bukur me kokë në minutën e 75-të.

Dukagjini ishte afër të merrte pikë në udhëtimin e vështirë, por u dënua në minutën e pestë të kohës shtesë nga sulmuesi Bleart Tolaj. Tolaj me veprim të mirë individual në zonë shënoi për 2:1.

Gjilani fiton me shumë vështirësi ndaj Prishtinës së Re

14 min. më parë / 4 pri 2026 16:57
Gjilani

Gjilani ka fituar me shumë vështirësi ndaj Prishtinës së Re të shtunën në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshjen e zhvilluar në terrenin sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Gjilani e fitoi me rikthim të rezultatit 2:1.

Cheick Doukoure e kaloi Prishtinën e Re në epërsi 1:0 në minutën e tretë.

Rikthimi i Gjilanit nisi me golin e bukur të Robert Rrahmanit në minutën e 39-të. Pas penalltisë së fituar ku vendësit mbetën me një lojtar më pak në fushë, Senad Jaroviq më pas shënoi për 2:1, katër minuta para fundit. Golin e 13-të të sezonit, Jaroviq e shënoi nga penalltia.

Gjilani tani i ka 42 pikë në vendin e tretë. Prishtina e Re e fundit mbetet me 24 pikë.