Skuadra e Lirisë e ka akuzuar gjyqtarin Alban Shala për humbjen nga Vushtrria.
Të shtunën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Vushtrria fitoi 3:1 përballë Lirisë së Prizrenit në barazhin e Ligës së Parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVushtrria në ndeshjen e barazhit për ngjitje në Superligë do ta luajë ndaj Llapit apo Suharekës.
Klubi nga Prizreni nuk është ndarë i kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga Shala.
“Patëm një ndeshje të rëndësishme sot – por ajo nuk u vendos në fushë, siç duhet të ndodhë në një garë sportive. U dëmtuam rëndë nga një referim i paprecedent dhe thellësisht skandaloz, i cili i mohoi ekipit tonë një ndeshje të drejtë dhe të barabartë”, thuhet në një reagim të Lirisë të publikuar në Facebook.
Liria përmes një postimi në rrjetet sociale e ka akuzuar Shalën për ndikim direkt në rezultat.
“Alban Shala mori rolin kryesor, jo si garant i rregullave të lojës, por si faktor përcaktues që me vendime të padrejta dhe të pakuptimta, e deformoi tërësisht rrjedhën e ndeshjes. Ylli i ndeshjes? Fatkeqësisht, Alban Shala. Jo për një asistim apo gol, por për ndikimin vendimtar dhe të dëmshëm që pati në rezultatin dhe imazhin e kësaj ndeshjeje”, ka shkruar Liria.
