Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lille fiton me shumë vështirësi pa Zhegrovën

Lille

Lille ka shënuar fitore shumë të vështirë në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve. 

Skuadra franceze mposhti të mërkurën mbrëma në shtëpi Sturm Grazin austriak, 3:2. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edon Zhegrova nuk luajti shkaku i një lëndimi. 

Osame Sahraoui dhe Mitchel Bakker i shënuan golat për Lillen në minutën e 37-të e të dytë të shtesës në pjesën e parë, kurse në minutën e katërt të shtesës në pjesën e parë, për mysafirët realizoi Otar Kiteishvili. 

Mysafirët barazuan rezultatin me Mika Bierethin, dy minuta pas pushimit. 

Por ishte islandezi Hakon Arnar Haraldsson që në minutën e 81-të me asistim të Jonathan Davidit, ia siguroi pikët e plota vendësve. 

Lille ka 13 pikë pas gjashtë ndeshjeve. 

Sturm Grazi mbetet me tie pikë.