Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lëndim i rëndë i mesfushorit kosovar

Art Smakaj

Mesfushori kosovar, Art Smakaj, u lëndua rëndë të shtunën e kaluar në disfatën që e pësoi LASK-u nga Altachu. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të elitës së futbollit austriak.

LASK-u ka njoftuar se Smakaj do të jetë jashtë fushës për një periudhë të gjatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

22-vjeçari Smakaj ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të majtë.

Smakaj në ditët në vijim do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Drejtori sportiv i LASK-ut, Dino Buriq, theksoi se Smakaj ka mbështetjen e plotë të klubit. Ai beson që Smakaj do të kthehet edhe më i fortë.

“Lëndimi është padyshim shumë i dhimbshëm, veçanërisht duke ditur se Arti ka qenë në rrugë të mbarë kohët e fundit. Ne do ta kryejmë ndërhyrjen kirurgjikale menjëherë në mënyrë që ai të fillojë procesin e rehabilitimit. Arti ka mbështetjen tonë të plotë dhe jemi të bindur se do të kthehet i fortë”, ka thënë Buriq.

Smakaj në tetë ndeshjet e zhvilluara në edicionin aktual ka kontribuar me një gol.

Ai te LASK-u u transferua në afatin kalimtar të verës nga Lokomotiva e Zagrebit për 500 mijë euro.

Smakaj me Përfaqësuesen e Kosovës ka një ndeshje të luajtur. Ka paraqitje edhe për Kosovën U21 dhe U19.