Me golin e shënuar nga Marash Kumbulla, Espanyoli të premten mbrëma ka shënuar fitore në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.
Espanyoli e mposhti në shtëpi Getafen me rezultatin, 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKumbulla e realizoi golin e fitores për vendësit në minutën e 39-të.
Ai realizoi gol të bukur nga afërsia.
Për 25-vjeçarin Kumbulla ky është goli i tretë i realizuar këtë edicion.
Reprezentuesi i Shqipërisë luajti deri në minutën e 72-të.
Kumbulla është i huazuar deri në verë tek Espanyoli nga skuadra e Romës.
Espanyoli ka 38 pikë dhe e zë vendin e 12-të.
Getafe ka një pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lartë.