Vjet iu bashkua Hajdukut të Splitit, por futbollisti i njohur kroat, Ivan Perishiq, ka ringjallur karrierën. Ai shkëlqeu në edicionin tashmë të përfunduar te skuadra holandeze PSV Eindhoven. Dhe 36-vjeçari mund të bëjë këtë verë lëvizjen më të madhe në karrierë.
Ish-sulmuesi i krahut i Dortmundit, Wolfsburgut, Interit, Bayernit e Tottenhamit mund të kalojë te Barcelona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi i afërt me Barcelonën, Mundo Deportivo, ka shkruar se kroati pëlqehet nga trajneri Hansi Flick. Gjermani Flick e kishte lojtar Perishiqin te Bayerni dhe vlerëson se ai mund ta forcojë skuadrën.