Mesfushori kosovar Bledian Krasniqi, ka folur të hënën pasdite për rezultatet dëshpëruese të Zurichut gjatë këtij edicioni në Superligën e Zvicrës në futboll.
Ai ka thënë se për Zurichun, është sezon për t’u harruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZurichu mbylli stinorin e rregullt në grupin e ekipeve që do ta kërkojnë nëpërmjet plejautit mbetjen në Superligën zvicerane të futbollit.
Zurichu e përfundoi në pozitën e tetë me 47 pikë sezonin e rregullt. Të hënën pasdite humbi nga Young Boysi me rezultat 2:1.
“Në fund, tabela nuk gënjen. Kishte njëfarë ngërçi dhe kjo sigurisht nuk na bëri mirë. Por kjo nuk duhet të jetë justifikim. Ne dolëm shumë keq në fushë. Ka zhgënjim në dhomat e zhveshjes. Është sezon zhgënjyes për ne”, ka thënë Krasniqi për “Blick” të hënën.
Te Zurichu janë edhe dy kosovarët, Lindrit Kamberi dhe Mirlind Kryeziu.