Futboll

Kosova U19 udhëheqë, por megjithatë mposhtet nga Portugalia

Kosova U19

Futbollistet e Kosovës U19 e kanë humbur ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2026. Të mërkurën mbrëma në Faro-Lule të Portugalisë, Kosova U19 pësoi pikërisht nga Portugalia me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi Grupit A të raundit të parë kualifikues për Euro 2026.

Aurela Imeraj e kaloi në epërsi 1:0 Kosovën në minutën e 54-t. Por menjëherë në minutën e 59-të Portugalia barazoi me Cintia Martin. Luana Bessa e shënoi golin e fitores për portugezet në minutën e 67-të.

Në grup me Kosovën janë edhe Islanda e Danimarka. Po të mërkurën danezet fituan 2:1 ndaj islandezeve.

Më 29 nëntor Kosova luan me Danimarkën, ndërsa më 2 dhjetor me Islandën. Tri të parat në grup avancojnë në Ligën A të raundit të dytë kualifikues. E fundit në grup, në raundin e dytë kualifikues luan në Ligën B.

Vetëm përfaqësueset që paraqiten në Ligën A në raundin e dytë kualifikues mund të kualifikohen në Evropian.