Aventura e Benjamin Kolollit me Sionin e elitës së futbollit zviceran do të vazhdojë edhe për dy vjet të tjera.
Lajmi është bërë i ditur të premten, pasi Kololli nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2027.
Kololli realizoi tetë gola dhe dhuroi tri asistime qëkur u transferua te Sioni në dimrin e kaluar.
33-vjeçari është prej lojtarëve kryesor te Sioni, pavarësisht se luajti vetëm gjashtë muaj në edicionin 2024/2025.
Kontrata e tij e mëparshme skadonte në këtë verë.
“Rikthimi te Sioni ishte njëri prej vendimeve më të mira në karrierën time. Ndihem mirë dhe gjashtë muajt e parë kanë qenë të mbushur me plot emocione. Jam krenar që do të vazhdojë dhe do ta jap më të mirën për klubin në dy edicionet e ardhshme”, ka deklaruar Kololli për faqen zyrtare të klubit.
Kololli ka 24 paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa ka kontribuuar me katër gola e një asistim.