Sulmuesi japonez, Kazuyoshi Miura, ka mbushur 58 vjet të mërkurën. Ka shumë më tepër se ditlindja për të festuar nga futbollisti i njohur si “King Kazu”.
Ai pritet ta fillojë edicionin e 40-të si futbollist profesionist. Është bindshëm futbollisti më i vjetër në ligën e futbollit të Japonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMiura luan për ekipin e divizionit të katërt japonez, Suzuka, ndërsa është i huazuar nga ekipi i divizionit të dytë, Yokohama.
Suzuka fillon stërvitjet këtë javë, ndërsa edicioni fillon muajin e ardhshëm.
“Pensionimi nuk është opsion. Dua të luaj sa më shumë minuta që të jetë e mundur”, ka thënë Miura.
Ai ka luajtur futboll profesionist në Brazil, Itali, Kroaci, Australi dhe Portugali. Debutoi në vitin 1986 me Santosin në Brazil, klubi që u bë i njohur në gjithë botën falë Peles.
Në vitin 2017, në moshën 50-vjeçare, ai u bë lojtari më i vjetër që shënoi gol në një ndeshje profesionale. E kaloi rekordin që e mbante futbollisti shumë i dekoruar anglez, Stanley Matthews.
Miura është një prej emrave të parë të mëdhenj të futbollit të Japonisë. AI i shënoi 55 gola në 89 ndeshje dhe ishte yll i përfaqësueses së Japonisë në vitet 1990-ta.