Futboll

Kida zëvendëson Babajn te Prishtina e Re

Qëndrim Kida

Qëndrim Kida është emëruar trajner i Prishtinës së Re. Ai në postin e trajnerit e ka zëvendësuar trajnerin e dorëhequr, Shpëtim Babaj. “Ky vendim vjen si pjesë e strategjisë sonë të re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe ri formësimin e mentalitetit fitues brenda skuadrës. Klubi beson fuqimisht se me emërimin e Qëndrim Kida si kryetrajner, fillojmë një faqe të re të rëndësishme drejt stabilizimit dhe progresit. Jemi të bindur se me punë, disiplinë dhe bashkëpunim, ekipi do të rikthehet atje ku e meriton. Klubi i uron trajnerit Kida mirë se ardhje dhe shumë suksese në detyrën e re”, shkruan në njoftimin e klubit.

Kida më herët ka drejtuar me sukses skuadrën e Malishevës. Ka qenë trajner edhe te Suhareka.

Prishtina e Re është në vendi ne fundit me 11 pikë. Në Superligë paraqitet për herë të parë.