Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kelleher kërkon të largohet nga Liverpooli

Caoimhin Kelleher

Portieri Caoimhin Kelleher ka kërkuar të largohet nga skuadra e Liverpoolit.  Kelleher është portieri i dytë i Liverpoolit dhe të hënën ka deklaruar se dëshiron që të luajë javë pas jave.

“Unë e kam bërë të qartë që dua të largohem për të luajtur javë pas jave”, u shpreh Kelleher, shkruan “The Guardian”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portieri kryesor i Liverpoolit për këtë edicion është braziliani Alisson Becker. Ndërsa klubi anglez në afatin kalimtar të verës e ka transferuar portierin e Valencias, Giorgi Mamardashvili. Gjeorgjiani do t’i bashkohet Liverpoolit për edicionin 2025/2026.

Kelleher është pjesë e skuadrës së parë nga viti 2019.