Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kë e favorizojnë statistikat, PSG-në apo Arsenalin?

PSG – Arsenal

Paris Saint-Germaini dhe Arsenali do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve në Budapest të Hungarisë të shtunën nga ora 18:00.

Vetëm nëntë ekipe e kanë kompletuar një edicion të Championsit pa pësuar disfatë. Arsenali tani është vetëm një ndeshje larg kësaj arritjeje, kur përballet me PSG-në, kampionin në fuqi të Evropës.

Në edicionin e kaluar, kur e fitoi Championsin, PSG-ja në gjysmëfinale e kishte mposhtur Arsenalin në të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm, 3:1.

Në finale kishte fituar 5:0 ndaj Interit, për trofeun e parë evropian në histori të klubit.

PSG-ja mund të mburret me sulmin më të mirë në këtë edicion, me 44 gola gjithsej, ndërsa Arsenali me mbrojtjen më të fortë. Arsenali nuk ka pranuar gol në nëntë ndeshje, ndërsa i pranoi vetëm katër në fazën e ligës.

Edhe PSG – Arsenal, shifra për finalen Futboll 1 muaj më parë PSG – Arsenal, shifra për finalen

PSG e Arsenal me bilanc të njëjtë

Paris Saint-Germaini dhe Arsenali janë takuar disa herë në të kaluarën. Një tjetër ndeshje, finale, do të luajnë të shtunën në “Pushkash Arena” në Budapest.

PSG-ja dhe Arsenali janë takuar shtatë herë në garat e organizuara nga UEFA. Nga dy fitore i ka secila skuadër, ndërsa tri ndeshje janë mbyllur baras.

Përballjet e fundit ishin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar. Ousmane Dembele e shënoi golin në fitoren 1:0 në udhëtim për PSG-në, ndërsa Fabian Ruiz e Achraf Hakimi shënuan në Paris, në fitoren 2:1. Golin për Arsenalin e realizoi Bukayo Saka.

Ndeshja tjetër e fazës nokaut mes tyre ishte ajo e gjysmëfinales së edicionit 1993/94, në Kupën e Fituesve të Kupave.

Arsenali avancoi tutje. Ndeshja e parë në Paris ishte mbyllur 1:1, ndërsa Arsenali e fitoi 1:0 ndeshjen në Londër.

Edhe Sot luhet finalja e Ligës së Kampionëve Futboll 1 muaj më parë Sot luhet finalja e Ligës së Kampionëve

E veçanta e finales është se të dyja ekipet i kanë trajnerët spanjollë.

Luis Enrique e udhëheq PSG-në, ndërsa Mikel Arteta është trajner i Arsenalit.

Lexo përditësimet tjera
PSG

PSG-ja sërish në majën e Evropës, triumfon për të dytin vit me radhë

Paris Saint-Germaini e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht. Skuadra...