Nga ora 18:00 ka nisur finalja e Ligës së Kampionëve, ku kampioni në fuqi, Paris Saint-Germain do të përballet me Arsenalin, që kërkon triumfin e parë në histori në këtë garë. Ndeshja po luhet në Budapest, ndërsa momentet më të mira para, gjatë dhe pas ndeshjes mund t’i gjeni këtu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNis ndeshja finale e Ligës së Kampionëve
Ka nisur finalja e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit.
Lewis-Skelly nuk ishte i lindur kur Arsenali luajti në finalen e vitit 2006
Herën e fundit kur Arsenali luajti në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2006, Myles Lewis-Skelly, nuk ishte i lindur.
“Kam parë një pjesë të vogël të historisë. Duke qenë i ulur tani këtu, nuk mendoj se e kam kuptuar mirë. Kjo është ajo për të cilën jeton”, ka thënë Lewis-Skelly më herët gjatë kësaj jave për BBC Sport.
Declan Rice ishte shtatëvjeçar dhe vetëm sa e kishte nisur rrugëtimin në futboll te Chelsea.
“Vetëbesimi para finales është në kulm. Duam tjetër trofe”, ka thënë Rice.
Në vitin 2006, Eberechi Eze ishte gjashtëvjeçar dhe ishte pjesë e ProStars dhe Bruin JFC.
Arsenali, ekipi i vetëm që nuk u mposht deri tani
Arsenali është ekipi i vetëm që nuk pësoi humbje deri në finale të Ligës së Kampionëve në këtë edicion.
Fazën e ligës e përfundoi në vendin e parë me tetë fitore nga po aq ndeshje të luajtura.
Në fazën e ligës u përball me Athletic Bilbaon, Olympiacosin, Atletico Madridin, Slavia Pragën, Bayern Munichun, Club Bruggen, Interin dhe Kairatin.
Në 1/8 e finales e eliminoi Bayer Leverkusenin. Sportingu ishte skuadra ndaj së cilës triumfoi në çerekfinale, kurse në gjysmëfinale triumfoi përballë Atletico Madridit.
Rruga e PSG-së në finale ishte shumë e vështirë
PSG-ja deri në finale të Ligës së Kampionëve arriti me shumë vështirësi, pasi pati kundërshtarë shumë të fortë.
Fazën e ligës, PSG-ja e përfundoi në pozitën e 11-të, dhe kishte një raund ekstra për të arritur në ndeshjen e fundit të Championsit për këtë edicion.
Në fazën e ligës, PSG-ja u përball me Atalantan, Barcelonën, Bayer Leverkusenin, Bayern Munichun, Tottenhamin, Athletic Bilbaon, Sportingun dhe Neëcastlen.
Në plejofin e fazës nokaut, PSG-ja e eliminoi fillimisht Monacon.
Më pas, në një të tetën e finales e mposhti Chelsean. Në çerekfinale fitoi ndaj Liverpoolit, ndërsa gjysmëfinalen e zjarrtë e fitoi përballë Bayern Munichut.
Tani e ka mundësinë që të triumfojë në finale, ndaj një tjetër skuadre angleze.
16 kampionët evropianë nga Britania e Madhe
Skuadrat e Britanisë së Madhe e kanë fituar Kupën Evropiane apo Ligën e Kampionëve në 16 raste.
Celticu e nisi me fitore 2:1 ndaj Interit në edicionin 1966/67, para se Manchester Unitedi ta përsëriste atë sukses.
Celtic (1967), Manchester United (1968, 1999, 2008), Liverpool (1977, 1978, 1981, 1984, 2005, 2019), Nottingham Forest (1979, 1980), Aston Villa (1982), Chelsea (2012, 2021), Manchester City (2023), janë fituesit nga Britania e Madhe.
Atmosfera në “Emirates” do të jetë e zjarrtë
Tifozët e Arsenalit që nuk siguruan bileta për në “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë, do ta ndjekin finalen e Ligës së Kampionëve nga stadiumi “Emirates”.
Në “Emirates” do të mblidhen plot 60 mijë shikues në stadium, njësoj si kur “topçinjtë” e fituan Premier Leaguen.
Publikohen formacionet zyrtare të finales së Championsit
Janë publikuar formacionet zyrtare të Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit, skuadra që do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja luhet “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarsië.
Formacioni i PSG-së:
Safonov, Hakimi, Marquinhos (C), Kvaratskhelia, Fabian Ruiz, Dembele, D. Doue, Vitinha, Nuno Mendes, Pacho, Joao Neves
Formacioni i Arsenalit:
Raya, Saliba, Mosquera, Hincapie, Gabriel, Saka, Odegaard (C), Trossard, Havertz, Rice, Leëis-Skelly

Kë e favorizojnë statistikat, PSG-në apo Arsenalin?
Paris Saint-Germaini dhe Arsenali do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve në Budapest të Hungarisë të shtunën nga ora 18:00.
Vetëm nëntë ekipe e kanë kompletuar një edicion të Championsit pa pësuar disfatë. Arsenali tani është vetëm një ndeshje larg kësaj arritjeje, kur përballet me PSG-në, kampionin në fuqi të Evropës.
Në edicionin e kaluar, kur e fitoi Championsin, PSG-ja në gjysmëfinale e kishte mposhtur Arsenalin në të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm, 3:1.
Në finale kishte fituar 5:0 ndaj Interit, për trofeun e parë evropian në histori të klubit.
PSG-ja mund të mburret me sulmin më të mirë në këtë edicion, me 44 gola gjithsej, ndërsa Arsenali me mbrojtjen më të fortë. Arsenali nuk ka pranuar gol në nëntë ndeshje, ndërsa i pranoi vetëm katër në fazën e ligës.
PSG e Arsenal me bilanc të njëjtë
Paris Saint-Germaini dhe Arsenali janë takuar disa herë në të kaluarën. Një tjetër ndeshje, finale, do të luajnë të shtunën në “Pushkash Arena” në Budapest.
PSG-ja dhe Arsenali janë takuar shtatë herë në garat e organizuara nga UEFA. Nga dy fitore i ka secila skuadër, ndërsa tri ndeshje janë mbyllur baras.
Përballjet e fundit ishin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar. Ousmane Dembele e shënoi golin në fitoren 1:0 në udhëtim për PSG-në, ndërsa Fabian Ruiz e Achraf Hakimi shënuan në Paris, në fitoren 2:1. Golin për Arsenalin e realizoi Bukayo Saka.
Ndeshja tjetër e fazës nokaut mes tyre ishte ajo e gjysmëfinales së edicionit 1993/94, në Kupën e Fituesve të Kupave.
Arsenali avancoi tutje. Ndeshja e parë në Paris ishte mbyllur 1:1, ndërsa Arsenali e fitoi 1:0 ndeshjen në Londër.
E veçanta e finales është se të dyja ekipet i kanë trajnerët spanjollë.
Luis Enrique e udhëheq PSG-në, ndërsa Mikel Arteta është trajner i Arsenalit.