Kampioni i Italisë, Napoli, është turpëruar në Holandë të mërkurën mbrëma. Napoli pësoi 6:2 nga PSV-ja në xhiron e tretë të Championsit. Alessandro Buongiorn shënoi autogol në minutën e 35-të për rezultatin 1:1. Ismael Saibari në minutën e 38-të, Dennis Man në minutën e 54-t dhe të 80-të, Ricardo Pepi në minutën e 87-të dhe Couhaib Driouech në minutën e 89-të shënuan golat tjerë për PSV-në.
Scott McTominay shënoi dy golat për Napolin, në minutën e 31-të dhe 86-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër PSV-në është fitorja e parë këtë edicion. I ka katër pikë.
Napoli mbetet me tri pikë.