Futboll

Kameri shënon golin më të bukur të muajit prill

Dijon Kameri

Dijon Kameri e ka shënuar golin më të bukur të muajit prill në Bundesligën e Austrisë. 

“Me vollej-goditjen fantastike nga 16 metra, 21-vjeçari i dha epërsinë 1:0 Altachut në duelin ndaj Hartbergut, në ndeshjen e xhiros së 26-të”, ka shkruar “Sky Sport” i Austrisë. 

Kameri e fitoi këtë çmim me 35 për qind të votave të publikut. 

Në konkurrencë me Kamerin ishin edhe Marlon Mustapha, Maximilian Entrup, Florian Flecker dhe Erik Kojzek.