Juventusi po e mendon kthimin e Antonio Contes si udhëheqës të skuadrës për edicionin e ri. Kështu kanë shkruar mediumet italiane të enjten.
Por duhet që ta bind teknikun italian, i cili aktualisht është në krye të Napolit.
Conte është njëri prej disa kandidatëve për ta drejtuar “zonjën e vjetër”, skuadër te e cila vlerësohet si ikonë për shkak të kaluarës te “bardhezinjtë” edhe si futbollist, por edhe si trajner.
55-vjeçari ende ka shtëpi në Torino dhe do ta dëshironte kthimin te Juventusi po ashtu.
Conte ishte trajner i Juventusit prej vitit 2011 deri në vitin 2014 dhe i fitoi tre tituj rresht të Serie A.