Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari thyen rekordin e yllit të Ukrainës

Muharrem Jashari

Mesfushori i Kosovës, Muharrem Jashari, ka thyer rekordin e sezonit në elitën e futbollit të Ukrainës për numrin e goditjeve në portë në një ndeshje. Jashari kishte gjuajtur nëntë herë në portën e Chernomoretsit në ndeshjen e javës së 23-të të elitës ukrainase të futbollit. Skuadra e tij LNZ Cherkasy humbi ndeshjen 1:0.

Ai theu rekordin e Andriy Yarmolenkos së Dynamo Kievit, i cili një muaj më parë kishte gjuajtur tetë herë në portë. Yarmolenko është yll i Përfaqësueses së Ukrainës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Yarmolenko 35-vjeçar është lojtari i dytë me më së shumti paraqitje për Ukrainën pas Anatoliy Tymoshchukut. Yarmolenko ka 125 ndeshje dhe 46 gola. Dy gola më shumë gola se Yarmolenko ka legjenda Andriy Shevchenko. Shevchenko është pensionuar vite më parë nga futbollit, ndërsa Yarmolenko vazhdon të ftohet nga Ukraina. Më herët ka qenë edhe kapiten i Ukrainës.

Jashari është duke u paraqitur me shumë sukses në kampionatin elitar të Ukrainës. Të mërkurën pranoi çmimin e lojtarit të muaj te klubi ukrainas. Këtë çmim e ka fituar edhe më herët, ndërsa disa herë është përfshirë edhe në formacionin e javës në Ukrainë. Në Ukrainë me sukses po paraqiten edhe disa lojtarë tjerë shqiptar.