Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Iraola pritet jetë trajner i ri i Liverpoolit

Andoni Iraola

Andoni Iraola pritet të jetë trajner i ri i skuadrës së Liverpoolit. Këtë e ka bërë të ditur të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Marrëveshja ndërmjet drejtuesve të Liverpoolit dhe Iraolas është shumë afër finalizimit.

Spanjolli në ditët në vijim pritet që të nënshkruaj kontratën.

Iraola do ta zëvendësojë Arne Slotin i cili u shkarkua nga posti i trajnerit javën e kaluar.

Pas përfundimit të edicionit 2025/26, 43-vjeçari u largua nga Bournemouthi, pasi e udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.

Edhe Liverpooli zyrtarizon Iraolan Futboll 1 muaj më parë Liverpooli zyrtarizon Iraolan

Iraola e drejtoi Bournemouthin nga viti 2023. Ai ka qenë në krye të Bournemouthit për 127 ndeshje, ku shënoi 48 fitore, 38 barazime dhe 41 humbje.

Iraola ka qenë trajner edhe i Rayo Vallecanos, Mirandes dhe AEK Larnacas.