Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

rruga a

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama në një postim në Facebook ka thënë se shtëpia në rrugën "Kalaja e Prizrenit" në Prishtinë, shumë afër Rrugës A që po ndërtohet, është ndërtuar pa leje dhe se ndodhet në pronë komunale. 

Shtëpia ka nisur të anojë në njërën anë shkaku i punimeve afër dhe banorët kanë kërkuar që para se ajo të rrënohet të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve.

Pronari i saj ditë më parë është futur në të në shenjë proteste dhe ka penguar ekipet që të kryejnë rrënimin. 

Por Rama ka thënë se e lusin atë që mos e rrezikojë jetën e tij, pasi sipas Ramës, zona mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve. 

“Evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vjetësh, për shkak të punimeve në Rrugën A dhe rrezikut të rrëshqitjes së dheut. Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuar. Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale”, ka shkruar Rama në Facebook.

Edhe Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A Arbëri 1 d. më parë Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A

Ai ka insistuar se prona ku është ndërtuar shtëpia është pronë komunale. 

“Gjithashtu, pajtohem me personat publik që po prononcohen për këtë çështje duke thënë se 'Prona është e shenjtë'. E tillë është edhe kjo pronë, pronë komunale, në pronësi të Komunës dhe si e tillë meriton të njëjtin respekt dhe mbrojtje sipas ligjit”, ka shkruar Rama.