Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi transferon një sulmues francez

Ange-Yoan Bonny

Interi e ka transferuar sulmuesin francez, Ange-Yoan Bonny. Qendërsulmuesi i talentuar, skuadrës së Interit i është bashkuar nga Parma. Mësohet se Interi ka paguar 23 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Bonnyt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka insistuar në transferimin e Bonnyt pasi të dy më herët kanë qenë pjesë e Parmas.

“Një sulmues i shpejtë dhe i fuqishëm. Bonny është një qendërsulmues që luan për ekipin. Falë teknikës së shkëlqyer, ai është i aftë t’u shkaktojë probleme të gjithë kundërshtarëve. Një kapitull i ri në ëndrrën e Ange-Yoan Bonnyt po fillon tani”, ka shkruar Interi të shtunën në faqen zyrtare.

21-vjeçari Bonny me Interin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Ai te Parma qëndroi për katër vjet. Me Parman i zhvilloi 117 ndeshje, realizoi 15 gola dhe bëri 12 asistime.

Ai me Përfaqësuesen U21 të Francës ka dy ndeshje të zhvilluara. Më herët është paraqitur edhe për grupmoshën U19 dhe U20 të Francës.