Interi do të luajë pa dy mesfushorët kryesorë ndaj skuadrës së Borussia Dortmundit.
“Nerazurrët” të mërkurën nga ora 21:00 do të jenë mysafirë të “verdhezinjëve” në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në “Champions”.
Interit do t’i mungojnë mesfushorët Hakan Çalhanoglu dhe Nicolo Barella.
Reprezentuesi i Turqisë, Çalhanoglu, për shkak të lëndimit nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit.
Ndërsa mediumet italiane kanë raportuar të martën se italiani Barella nuk ka udhëtuar për në Gjermani me pjesën tjetër të skuadrës. 28-vjeçari nuk ka udhëtuar për shkak të lodhjes muskulore.
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, pritet që në mesfushë t’i aktivizojë Petar Suçiqin, Piotr Zielinskin dhe Henrikh Mkhitaryanin.