Luis Henrique është futbollisti më i ri i skuadrës së Interit.
Braziliani Henrique tek Interi është transferuar nga Marseille për 23 milionë euro.
Henrique me “nerazzurrët” ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2030.
23-vjeçari me Marseillen në edicionin e kaluar në 35 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me nëntë gola dhe dhjetë asistime.
Henrique do t’i ndihmojë shumë Interit në sulm.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për një klub kaq të madh. Mendoj se do të jetë një hap i madh në cilësi në karrierën time. Jam entuziast dhe mezi pres të filloj të luaj, të takohem me pjesën tjetër të djemve dhe të luaj me ta, çdo ditë, për këtë klub të madh”, ka deklaruar Henrique të shtunën për faqen zyrtare të Interit.
Henrique karrierë ka bërë edhe te Botafogo dhe te Tres Passos.