Interi ka shënuar fitore shumë të thellë të hënën mbrëma, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Serie A italiane.
Interi mposhti Torinon në shtëpi me rezultatin 5:0.
Serinë e golave e hapi Alessandro Bastoni. Ai shënoi golin e parë në minutën e 18-të, ndërsa Marcus Thuram më pas shënoi golin për 2:0 në minutën e 36-të. Në minutë ne 52-të, Lautaro Martinez shënoi për 3:0, kurse pas dhjetë minutash Thuram shënoi golin e dytë personal për rezultatin 4:0. Në minutën e 72-të golin që vulosi fitoren e thellë për Interin e shënoi Ange-Yoan Bonny.
Më 31 gusht, Interi luan sërish në shtëpi. E pret Udinesen.