Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Haxha thotë se ftesa nga Kosova e befasoi

Florian Haxha

Sulmuesi Florian Haxha u ftua për herë të parë nga Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjet miqësore të muajit të kaluar.

Kosova zhvilloi miqësore ndaj Armenisë dhe Komoreve. Që të dyja i fitoi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

23-vjeçari Haxha të hënën në një intervistë për gazetarin Lukasz Gladysiewicz tha se ftesa që e pranoi nga Kosova e habiti shumë. Ai tregoi se nuk priste që të ftohej nga selektori Franco Foda 

“Duhet ta pranoj, u habita shumë. E kuptoj që ka shumë lojtarë që luajnë në liga më të mira, por nuk e prisja që një lojtar që luan në kategorinë e dytë austriake të marrë ftesë nga ekipi përfaqësues. Të jemi të sinqertë, kategoria e dytë nuk është nivel i lartë”, ka thënë Haxha. 

Ai luajti në kategorinë e dytë austriake te Kapfenbergu. Tani është te Motor Lublin në elitën polake.

Kosova ciklin kualifikues për Botërorin 2026 e nis më 5 shtator ndaj Zvicrës në Basel, ndërsa më 8 shtator e pret Suedinë. Haxha pret ftesë edhe për ndeshjet kualifikuese. 

“Ende po pres. Por e di që trajneri ka shumë për të bërë dhe shumë lojtarë për të vëzhguar”, ka thënë Haxha.