Hajduku i Splitit e ka fituar derbin e zjarrtë kroat ndaj Dinamos së Zagrebit.
Të dielën mbrëma në stadiumin “Polud” në Split, Hajduku fitoi 1:0. Golin e tri pikëve e shënoi Niko Sigur në minutën e 54-t.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAshtu si pritej, atmosfera ishte e zjarrtë. Ndeshja është ndërprerë disa herë për shkak të hedhjes së mjeteve të zjarrta në fushën e lojës.
Arbër Hoxha e kompletoi ndeshjen në krahun e majtë të Dinamo Zagrebit. Arijan Ademi ishte në stol. Te Hajduku në stol qëndroi Leon Dajaku.
Hajduku udhëheq në tabelë me 32 pikë nga 15 ndeshje. RIjeka është e dyta me 29 pikë, ndërsa Dinamo mbetet e treta me 25 pikë.