Pep Guardiola është pyetur për të ardhmen e tij, pasi Manchester City u eliminua në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
City pësoi 2:1 të martën mbrëma në shtëpi, ndërsa kishte pësuar 3:0 në Madrid javën e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjithë duan të më shkarkojnë”, ka thënë Guardiola.
“Një ditë do të dal këtu dhe do të them: ‘mirupafshim, mirupafshim djema’”.
Ai ka edhe një vit kontratë me Manchester Cityn.
Pozita e Guardiolas është temë interesante pas dhjetë vjetësh në klub. Është bindshëm koha më e gjatë e tij në një klub.
“E ardhmja është e ndritur dhe edicionin e ardhshëm do të kthehemi”, ka thënë Guardiola.
“Kur të pensionohem pas dhjetë vjetësh, do të jem gjithnjë pjesë e Cityt”.
VIDEO: