Muharrem Jashari ka shënuar gol e ka asistuar në fitoren bindëse të LNZ Cherkasyt të shtunën në shtëpi ndaj Obolonit.
Ndeshjen e xhiros së 15-të të Premier Leagues ukrainase, skuadra e futbollistit të Kosovës e fitoi 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJashari asistoi në golin për 1:0 në minutën e 37-të, derisa shënoi gjashtë minuta para fundit, për ta vendosur rezultatin përfundimtar. Ai tani ka dy gola të realizuar e tri asistime.
Jashari e kompletoi ndeshjen te LNZ Cherkasy, kurse Ajdi Dajko u inkuadrua në fundin e ndeshjes.
LNZ Cherkasy pas 15 ndeshjeve ka grumbulluar 32 pikë dhe është prej kandidatëve për titull kampioni.