Futboll

Gjilani prezanton Mevlan Adilin

Mevlan Adili

Mbrojtësi Mevlan Adili do të paraqitet në Superligën e Kosovës në futboll gjatë edicionit 2025/2026. Ai të dielën është prezantuar te skuadra e Gjilanit. Adili 31-vjeçar së fundi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Me Shkëndijën fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut. Adili ka luajtur edhe për Shkupin, UTA Aradin, Zhalgirisin, Vllazninë e Shkodrës, SKA Khabaraovskin dhe Bylisin.

Gjilani të dielën prezantoi edhe mesfushorin Lorik Boshnjaku, i cili së fundi luajti për Suharekën. Suhareka nuk siguroi mbijetesën pavarësisht investimeve të mëdha.

Bosnjaku më herët ka luajtur edhe për 2 Korrikun dhe Prishtinën në Kosovë.

29 vjeçari karrierë ka bërë edhe te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës.