Futboll

Galatasaray i bën ofertë Dinamo Zagrebit për Arbër Hoxhën

Arbër Hoxha

Gjiganti turk i futbollit, Galatasaray, i ka bërë ofertë gjigantit kroat, Dinamo Zagreb, për sulmuesin e krahut Arbër Hoxha.

Kështu kanë raportuar të martën mediumet në Kroaci.

“Dinamo është shumë i vetëdijshëm se Hoxha është një nga lojtarët kyç në përpjekjen e tyre për ta fituar titullin dhe sigurisht që nuk do ta shesin atë, pavarësisht se sa shumë ofron Galatasaray”, shkruan “Veçernji List”.

Hoxha në 23 ndeshjet e këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë.