Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka humbur ndeshjen e parë të kualifikimeve për “Euro 2026”.
“Dardanët” të premten në Tbilisi të Gjeorgjisë u mposhtën me rezultatin 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte ndeshja e parë e Grupit 10 e fazës “Main Round”.
Gjeorgjia është çerekfinaliste e Evropianit 2022.
Golin e vetëm për Kosovën e drejtuar nga selektori Agon Ramadani, e shënoi Malush Qerimi në minutën e 10-të, për epërsinë 1:0.
Por gjeorgjianët më pas realizuan dy gola me Giorgi Ghavtadzen për 2:1.
Golin e fundit në ndeshje e shënoi Archil Sebiskveradze.
Fituesit e dhjetë grupeve të kësaj faze kualifikuese avancojnë në Evropianin që organizohet në Letoni e Lituani pas dy vjetësh.
Më 17 dhjetor në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, Kosova nga ora 20:00 e pret Bullgarinë.