Franca ka shënuar fitore të thellë në kuadër të Grupit A2 të Ligës së Kombeve.
Franca të enjten mbrëma fitoi 4:1 ndaj Izraelit, në ndeshjen që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEduardo Camavinga ishte i pari që shënoi për francezët në minutën e shtatë.
Omri Gandelman i barazoi shifrat në minutën e 24-t.
Camavinga më pas asistoi për Christopher Nkunkun, që realizoi bukur katër minuta më vonë.
Matteo Guendouzi dhe Bradley Barcola në minutën e 87-të dhe të 89-të, shënuan për rezultatin përfundimtar.
Pas tri ndeshjeve, Franca ka gjashtë pikë dhe zë vendin e dytë.
Izraeli mbetet i fundit pa pikë.