Selektori i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka parë nga afër ndeshjen e xhiros së gjashtë të plejofit të Superligës së Rumanisë ndërmjet Dinamo Bukureshtit dhe Clujit.
Dinamo dhe Cluji barazuan 1:1 të hënën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër vizitën e papritur të selektorit të Kosovës në Bukuresht ka raportuar mediumi rumun “Fanatik”.
Për Clujin luajnë dy futbollistë nga Kosova, Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu.
Të dy ishin titullarë ndaj Dinamos.
Korenica realizoi supergol nga goditja e dënimit në barazimin e Clujit.
Te Dinamo Bukureshi titullar ishte një tjetër futbollist nga Kosova, sulmuesi Astrit Selmani.
Korenica nuk është ftuar nga Kosova për kohë të gjatë. Ai me “Dardanët” ka pesë paraqitje. Bashkëlojtari i Korenicës, Emërllahu, ftohet rregullisht. 22-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje.
Selmani fitohet herë pas here te Kosova dhe ka një gol të shënuar në pesë ndeshje të luajtura.