Gjermania ka vuajtur për fitoren 2:0 në udhëtim ndaj Luksemburgut.
Ndeshja e së premtes mbrëma i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNick Woltemade i shënoi të dy golat për gjermanët. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 49-të, ndërsa për 2:0 në minutën e 69-të.
Raste kishte edhe Luksemburgu, që për periudha të tëra nuk ishte inferior ndaj superfuqisë së futbollit.
Gjermania udhëheq në Grupin A me 12 pikë nga pesë ndeshje. Por nuk e ka siguruar ende Botërorin. 12 pikë i ka edhe Sllovakia.
Irlanda e Veriut i ka gjashtë pikë, ndërsa Luksemburgu mbetet pa pikë.
Vendimtare për vendin e parë në grup dhe kualifikimin në Botëror do të jetë ndeshja e së hënës mes Gjermanisë dhe Sllovakisë, që zhvillohet në Leipzig. Në Bratisllavë më 4 shtator, Sllovakia kishte fituar 2:0 ndaj Gjermanisë.