Futboll

Prishtina fiton ndeshjen ku u shënuan plot shtatë gola

prishtina

Prishtina i shënoi katër gola brenda 47 minutave ndaj Drenicës. Por në fund fitoi vetëm me një gol dallim kundër skuadrës së drejtuar nga Bylbyl Sokoli. Prishtina e udhëhequr nga trajneri Arsim Thaqi, mposhti Drenicën me rezultat 4:3 të dielën. Ndeshja Drenica – Prishtina e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Hamdi Namani e realizoi golin e epërsisë së parë në minutën e tretë. Për 2:0 realizoi

Valmir Veliu. Ai shënoi në minutën e 16-të.

Për 3:0 shënoi Dren Zeqiri në minutën e 37-të.

Me rezultatin 3:0 përfundoi pjesa e parë. Por me të nisur pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 47-të, Veliu shënoi golin e dytë personal për 4:0.

Megjithatë, Drenica nuk u dorëzua. Golin e parë për Drenicën e shënoi Genc Hamiti në minutën e 52-të, kurse dy minuta më vonë, Jeton Krasniqi, shënoi golin e dytë për Drenicën.

Igball Jashari e realizoi golin e tretë për ekipin nga Skenderaj. Ai nuk festoi golin e shënuar nga penalltia në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Prishtina ka ruajtur pozitën e parë me 22 pikë. Drenica mbetet me 11 pikë.


Drenica e ngushton rezultatin

Drenica e ka ngushtuar rezultatin 4:3 ndaj Prishtinës.

Igball Jashari e realizoi golin e tretë për Drenicën nga penalltia në minutën e 89-të.


Dy gola të shpejtë nga Drenica

Drenica i ka realizuar dy gola të shpejtë ndaj Prishtinës.

Genc Hamiti e realizoi golin e parë për 4:1 në minutën e 52-të kurse dy minuta më pas, Jeton Krasniqi, e shënoi golin e dytë për Drenicën. Aktualisht rezultati është 4:2 në të mirë të Prishtinës.


Prishtina po e “shkatërron” Drenicën

Valmir Veliu e ka shënuar edhe golin e katërt për Prishtinën në përballjen ndaj Drenicës.

Veliu realizoi për 4:0 në minutën e 47-të. Veliu e realizoi edhe golin e dytë.


Prishtina po fiton thellë pas pjesës së parë

Prishtina është duke fituar thellë 3:0 pas pjesës së parë ndaj Drenicës. Hamdi Namani e realizoi golin e epërsisë në minutën e tretë. Valmir Veliu realizoi për 2:0 në minutën e 16-të. Golin e tretë e realizoi Dren Zeqiri në minutën e 37-të. Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.


Prishtina e shënon edhe golin e tretë

Prishtina është duke e mposhtur thellë Drenicën. Dren Zeqiri e ka realizuar edhe golin e tretë për Prishtinën në minutën e 37-të.  Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.


Prishtina dyfishon rezultatin

Prishtina e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Drenicës.  Valmir Veliu realizoi për 2:0 në minutën e 16-të.

Golin e parë e realizoi Hamdi në minutën e tretë. Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.


Epërsi e hershme e Prishtinës

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës. Hamdi Namani e realizoi golin e epërsisë në minutën e tretë.

Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës