Të premten është shpallur lista e Serbisë për ndeshjen e 11 tetorit ndaj Shqipërisë.
Selektori serb, Dragan Stojkoviq, ka ftuar disa debutues.
Emra të rinj te Serbia janë Aleksander Stankoviq i Club Brugge, Velko Milosavleviq i Bournemouthit, Dejan Zukiq i Wolfsbergerit dhe Andreja Iliq i Union Berlinit.
Është kthyer portieri me përvojë Vanja Milinkoviq-Saviq.
Serbinë në ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc pritet ta udhëheqin Aleksandar Mitroviq dhe Dushan Vlahoviq.
