Futbollistet e Përfaqësueses së Spanjës kanë avancuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Spanja të premten mbrëma e mposhti nikoqiren e turneut, Zvicrën me rezultatin 2:0.
Athenea del Castillo realizoi për 1:0 në minutën e 66-të.
Pesë minuta më pas, 23-vjeçarja Claudia Pina, e shënoi golin e fundit.
Spanja i humbi edhe dy penallti. Fillimisht nga pika e bardhë në minutën e nëntë nuk ishte e saktë Mariona Caldentey kurse në minutën e 88-të penalltinë e humbi edhe Alexia Putellas.
Te Zvicra në minutën e 90-të në lojë u inkuadrua Riola Xhemaili.
Spanja është favorite e madhe për t’u shpallur kampione e Evropës. Spanja në gjysmëfinale do ta pret fituesin e ndeshjes ndërmjet Francës dhe Gjermanisë. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 21:00. Gjysmëfinalja tjetër luhet ndërmjet Anglisë dhe Italisë.