Pas dështimit të transferimit te skuadra arabe Al-Nassr, portieri brazilian Ederson është afër transferimit te Al-Ittihadi.
Ditë më parë, skuadra e Cristiano Ronaldos, Al-Nassr, bëri ofertë prej 30 milionë eurove për Edersonin, por Manchester City e refuzoi atë. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar të dielën se bisedimet ndërmjet Cityt dhe Al-Ittihadit janë duke u zhvilluar, ndërsa Edersoni është pajtuar me kushtet e kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCity është duke kërkuar 60 milionë euro për ta liruar 30-vjeçarin.
Në rast të transferimit të Edersonit në Arabinë Saudite, portieri Stefan Ortega do të jetë portieri i parë i Manchester Cityt në sezonin e ardhshëm.
30-vjeçari me Cityn ka kontratë deri në vitin 2026. Pjesë e skuadrës angleze është prej vitit 2017. Ai u transferua nga Benfica për 40 milionë euro.