Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i lumtur për fitoren ndaj Andorrës. Ai ka thënë se ëndrra e Shqipërisë për të siguruar kualifikimin në Botëror vazhdon.
“Vazhdojmë ëndrrën tonë për Kupën e Botës. Plejofi do të na përballë me skuadra të forta. Por ne do të luftojmë dhe uroj t’ia dalim”, ka thënë Duka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi uron që edhe Kosova ta sigurojë plejofin për Botëror, por ka thënë se nuk do të donte përballje me “Dardanët” në plejof.
“Besoj se tashmë është shumë afër pljeofit, por duhet t’i vlerësojë dy ndeshjet e fundit për ta prekur plejofin”, ka theksuar Duka. “Absolutisht nuk do ta dëshiroja (përballjen). Do të vriste njërin nga ne”.